Kritika të ashpra ka lëshuar gazetari Roland Qafoku në drejtim të opozitës, duke diskutuar me demokratin Ilir Alimehmeti i cili gjithashtu ishte i ftuar në studion e “Off the Record”, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit në vend.
Sipas Qafokut, në PD vijojnë të emërohen në poste drejtuese njerëz që nuk e meritojnë dhe për këtë arsye ai i kërkoi mjekut Alimehmeti që të mos kandidojë për bashkinë e Tiranës pasi do të digjej si figurë.
Më tej, në linjë të diskursit të tij, gazetari Qafoku shtoi se sot në krye të grupit të PD duhej të zgjidhej Belind Këlliçi, i cili mori dhe mbështetjen më të madhe në 11 maj, dhe jo Gazment Bardhi që mori një humbje turpëruese në qarkun e Fierit.
“Partitë evoluojnë dhe derisa Rama ka fituar 4 mandate, ai bën c’të dojë dhe stili i tij kështu është. Nuk më shqetëson marshimi i Ramës, por që nuk kemi një opozitë që t’i kundërvihet. Me aq mandate sa ka Rama, ai tha që parlamenti i ri do të jetë sa mandate do ketë Rama. Ai e bën si të dojë ai.
Mua më shqetëson që nuk kemi një alternativë që ta thyejë. Kemi 12 vjet që flasim për qeverinë. Si do fitojë PD. Çfarë lexoi PD me Gazment Bardhin. Ai është i pavotuar dhe është kryetar grupi se tha doktori. Nuk mbaj anë.
Nëse shpall kandidaturën për kryetar bashkie do humbasësh, do digjesh si politikan. Unë të dua shumë doktor si politikan, do të votoja. Po si do votoj në kuptimin moral, të do masa e Tiranës. Po e sheh cfarë bëhet atje, u zgjodh një njeri i pavotuar, dhe ti do plasësh. Në PD kështu ndodh.
Më mirë të ishte kryetar grupi Belind Këlliçi, por është më i votuari. Nuk keni alternativë doktor dhe Rama bën çfarë t’i dojë qejfi”, u shpreh Qafoku