Tenisti provokues ndaj Kosovës, Novak Gjokoviq, i ka regjistruar fëmijët në një shkollë private britanike në Athinë, ndërsa familja e tij po nis një jetë të re në Greqi.
Sipas mediave, vendimi vjen pasi qeveria serbe e ka “shënjestruar” për shkak të mbështetjes së tij ndaj protestave studentore.
Ai ka marrë kritika të ashpra nga mediat pranë Aleksandar Vuçiq pasi doli hapur në krah të protestuesve, të cilët pas tragjedisë në Novi Sad kërkuan ndryshim politik.
Gjokoviq publikoi mesazhe solidariteti, iu uroi fitore studentëve dhe u pa me bluzë “Students are champions”, gjë që solli reagime të ashpra dhe akuza si “patriot i rremë”.
Sipas “Tennis24”, ai e ka regjistruar djalin Stefan (11 vjeç) dhe vajzën Tara (8 vjeçe) në “Saint Lawrence College” të Athinës dhe ka blerë shtëpi në jug të qytetit.
Ai po mendon edhe për një “Golden Visa”, teksa është takuar dy herë me kryeministrin Mitsotakis.







