Ballina Opinion Terr-i i ri që çudit botën quhet Diella

Terr-i i ri që çudit botën quhet Diella

24
0

Nga Alba Kepi

Diella, Ministria e IA-së pa Përgjegjësi Politike. Një ministër pa trup, pa zë, pa përgjegjësi reale

Në një vend ku problemi kryesor politik është mungesa e përgjegjshmërisë, ideja për të krijuar një ministër virtual Diellën që “nuk ka përgjegjësi politike”është një maskaradë e re. Si mund të presësh nga një inteligjencë artificiale që të marrë përgjegjësi në vend të njerëzve që paguhen për këtë?

Në thelb, kjo ministri nuk bën gjë tjetër veçse i transferon përgjegjësitë nga zyrtarët politikë tek një algoritëm . Kush do të marrë përgjegjësi kur diçka shkon keq? Algoritmi? Një sistem që s’ka fytyrë dhe s’mund të dënohet?

Teknologjia mund të jetë e fuqishme, por nuk është asnjëherë e paprekshme nga manipulimet njerëzore. Kush garanton se Diella nuk do përdoret si mjet për të justifikuar vendime të padrejta? Kush do të kontrollojë ata që programojnë dhe mbikëqyrin IA-në? Në mungesë të transparencës së plotë dhe llogaridhënies, kemi vetëm një tjetër mekanizëm fshehjeje.

Në tendera, sfidat nuk janë vetëm teknike, por edhe morale dhe sociale.
Në vend që të forcojë institucionet dhe të detyrojë politikanët të mbajnë përgjegjësi, Diella mund të përdoret si justifikim për të shmangur problemet reale. Një ministri “pa përgjegjësi politike” në realitet është një ministër që heq dorë nga përgjegjësitë dhe i lë qytetarët në terr.

Diella nuk është zgjidhja, por simptomë e një sëmundjeje më të thellë politike dhe institucionale. Në vend që të kërkojmë përgjegjësi njerëzore dhe reforma, socialistët po shpëtojnë nga përgjegjësia me teknologji.

PS- Diella prindërit do i ketë në orbitë janë raketat kozmike Albania 1 e Albania 2 që do “shkatêrronin” dikur korrupsionin e plehrat!