Ballina Politika Tomorri: 3 kriteret e qeverisë Rama, pa skrupuj, besnikë dhe me ‘gropa’...

Tomorri: 3 kriteret e qeverisë Rama, pa skrupuj, besnikë dhe me ‘gropa’ nga e shkuara

14
0

Klodian Tomorri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, duke theksuar se sipas tij, Edi Rama ka ndërtuar qeverinë mbi tre kritere kryesore.

‘E para është se, kanë dhënë prova se nuk e kanë problem të firmosin për gjëra të pafirmosura. Pra janë njerëz pa skrupuj, që nëse u jepet diçka e firmosin.

E dyta është se, janë sejmenë të jashtëzakonshëm dhe nuk ja cënojnë pushtetin komandantit.

Dhe e treta janë njerëz të cilët kanë gropa hapur nga e shkuara dhe që duhen aty edhe për ca kohë që të mbyllin ato gropa që kanë lënë hapur.’

Sipas Tomorrit, ka një kontradiktë mes asaj që kryeministri Rama përpiqet të përcjellë dhe realitetit të përbërjes së qeverisë.

‘Këto mendoj unë se janë tre kriteret me të cilat Edi Rama ka ndërtuar qeverinë kësaj radhe dhe kishte një kontradiksion shumë të madh në aty që Edi Rama përpiqej të shpërfaqte me fjalët e tij, që ne do të vijmë si në mandatin e parë me energji të reja dhe këndvështrime të reja dhe ndërkohë konfirmohet e gjithë bërthama kryesore e qeverisë, konfirmohen të gjithë ata ministra të cilët janë akuzuar, denoncuar publikisht në afera të mëdha korruptive, por që tashmë do të vazhdojnë të drejtojnë postet kyçe të qeverisë.’, tha gazetari Klodian Tomorri