Ballina Bota Vrasja e aktivistit të afërt me Trump, FBI publikon foton e të...

Vrasja e aktivistit të afërt me Trump, FBI publikon foton e të dyshuarit

20
0

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një fotografi të një personi që dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen tragjike të ndodhur një ditë më parë, ku mbeti i vrarë aktivisti konservator Charlie Kirk.

“Në këtë fazë të hetimeve, po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me të shtënat fatale ndaj Charlie Kirk, të ndodhura në Universitetin e Luginës së Utah-ut,” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Charlie Kirk, një figurë e njohur e krahut të djathtë dhe aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti publik në ambientet e Universitetit Utah Valley.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë momentin kur Kirk qëllohet të paktën dy herë me armë zjarri. Hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende identitetin e autorit.