Vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes së Charlie Kirk, shefi dhe bashkëthemelues i organizatës rinore konservatore, Turning Point USA, të mërkurën e 10 shtatorit gjatë një tubimi në një kolegj në Utah.
Agjenti special i FBI-së, Robert Bohls, tha se autoritetet kanë imazhe të personit që qëlloi. Ai shtoi se nuk besojnë se komuniteti është në rrezik.
Për gaztarët Bohls konfirmoi se ata kanë imazhe të të dyshuarit, por “nuk mund të komentojnë në mënyrë specifike për fytyrën e tij”, pasi kjo mbetet pjesë e hetimit.
“Do t’i publikojmë së shpejti fotot,” shtoi ai.
Ai theksoi gjithashtu: “Nuk jemi të sigurt se sa larg është larguar’ tha ai.
Në të njëjtën konferencë, Komisari i DPS në Utah, Beau Mason, deklaroi se i dyshuari “duket se është në moshë kolegji”. Ai tha se i dyshuari “u përshtat shumë mirë me ambientin universitar” përpara se të shtonte: “Nuk po japim shumë detaje tani. Do ta bëjmë së shpejti. Por ky individ duket të jetë në moshë kolegji.”
Agjenti special Robert Bohls bëri me dije se këtë mëngjes hetuesit kanë gjetur “atë që besojmë të jetë arma e përdorur” – një pushkë precize me levë (bolt-action) – në një zonë pyjore ku besohet se është larguar i dyshuari.
Po ashtu, janë gjetur dhe po analizohen një “gjurmë këpucësh, një gjurmë putre dhe një shenjë krahu”.
Bohls falënderoi komunitetin për informacionet që kanë dhënë në FBI.