Ballina Politika Zgjedhje të parakohshme në Tiranë/ Rama zyrtarizon largimin e Veliajt: Manastirliu, kandidatja...

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë/ Rama zyrtarizon largimin e Veliajt: Manastirliu, kandidatja e PS

73
0

Edi Rama zyrtarizon largimin e Erion Veliajt dhe i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

“Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta përditë dhe përnatë, nuk i heq absolutisht asnjë meritë kryetares në detyrë, për sa ka bërë në këto 7 muaj anomalie, të paprecedentë për kryeqytetin. Përkundrazi, e falënderoj për përkushtimin. Sot duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri bashkie në Tiranë. Përfaqësuesit në Këshill duhet të vëne në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të kryetarit aktual”, tha Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Ai tha se kandidatja e PS do të jetë Ogerta Manastirliu, aktualisht ministre e Arsimit.

“Qytetarët e Tiranës nuk mund të presim më as 7 ditë të tjera pa ditur se çfarë do të bëhet me bashkinë e Tiranës. E çmoj nga afërsia e punës me të, ose nga distanca, por gjithnjë në respekt me integritetin në kryerjen e çdo detyre, dhe mbi të gjitha për shërbimin e veçantë ndaj publikut, kujdesin nga bashkëpunëtore dhe për vëmendjen ndaj çdo njeriu në Shqipëri që e kanë lidhur, që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës”, tha Rama.