Ballina Bota Arrestimi/ Trump jep detaje për vrasësin e Kirk: Është 28-29 vjeç, i...

Arrestimi/ Trump jep detaje për vrasësin e Kirk: Është 28-29 vjeç, i ati ndihmoi në kapjen e të birit

17
0

Donald Trump ka dhënë detaje të reja për të dyshuarin në vrasjen e Charlie Kirk, gjatë një interviste për Fox News.

Sipas presidentit amerikan, i dyshuari është “28 ose 29 vjeç”, ndërsa më herët autoritetet kishin deklaruar se i dyshuari ishte në “moshë universitare (student)”.

Trump tha se dorëzimi i të dyshuarit në polici erdhi pas ndërhyrjes së babait të tij, i cili, sipas tij, u ndikua nga një “person besimtar, një pastor”, që e njihte të dyshuarin.

“Babai e bindi të birin. I dyshuari është në paraburgim tani,” tha Trump.

Sipas tij, babai shkoi më parë te një marshall amerikan, për të cilin Trump u shpreh se “ishte fantastik”. Më pas, ai ndihmoi në procesin e dorëzimit.

I pyetur për më shumë detaje, Trump tha se informacioni që po ndan është “bazuar në atë që po dëgjon” dhe shtoi se “mund të ketë nevojë për sqarim” më vonë.