Ballina Ekonomia Izraelitët do të hapin bankë dixhitale në Shqipëri

Izraelitët do të hapin bankë dixhitale në Shqipëri

86
0

Një grup izraelit ka filluar nga puna për hapjen e bankës së parë dixhitale në Shqipëri. Kapitali ka mësuar se grupi, i cili përfaqësohet nga Gal Bar Dea, ish Ceo i One Zero Digital Bank ka filluar ndërkohë rekrutimin e stafit në Shqipëri. Të njëjtat burime thonë se drejtoresha e përgjithshme e bankës do të jetë Fatbardha Rino, një ekzekutive me eksperiencë në fintech dhe bankingun dixhital.

One Zero është një bankë dixhitale e krijuar në vitin 2019 në Izrael nga themeluesi i Mobileye, Amnon Shashua. Banka u drejtua nga Gal Bar Dea, i cili në fund të vitit të kaluar u dorëhoq për shkak të pezullimit të planeve për zgjerimin e bankës në Itali.

Tashmë grupi i investitorëve izraelit ka përzgjedhur pikërisht Gal Bar Dean, që të replikojnë modelin e One Zero në Shqipëri.

Burime nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë interesimin e grupit izraelit për hapjen e një banke dixhitale në Shqipëri. Por ata thonë se ende nuk ka një vendim për dhënie liccence.

Aktualisht sistemi financiar në Shqipëri numëron 11 banka, ndërkohë që pak javë më parë, Banka e Shqipërisë liccencoi bankën e 12-të, turken Zirat./kapitali