Aktorja Kate Beckinsale mund të përballet me një gjobë të konsiderueshme pasi duket se ka shkelur një rregull pak të njohur gjatë një vizite në Parkun Kombëtar New Forest.
Ylli britanik publikoi në Instagram një sërë fotosh ku pozon pranë gomarëve dhe kuajve të egër, në një fotosesion spontan.
E veshur me pantallona shumë të shkurtra dhe çizme të zeza me take tepër të larta, Kate qëndroi afër kafshëve dhe buzëqeshi para kamerës. Ajo kishte veshur edhe një bluzë të hollë të bardhë, duke plotësuar pamjen e saj të veçantë.
Në mbishkrimin që shoqëronte fotot, ajo shkroi:
“Kafshët në përgjithësi janë shumë më superiore se njerëzit. Përjashtim bëjnë njerëzit në këtë video për të cilët do vdisja pa hezitim… Faleminderit New Forest që ishe një vend shërues ditën pas varrimit të nënës sime dhe faleminderit kuajve dhe gomarëve që bëtë magjinë tuaj.”