Ballina Rajoni Përleshje e dhunshme mes dy familjeve në varreza/ Shqiptari godet me lopatë...

Përleshje e dhunshme mes dy familjeve në varreza/ Shqiptari godet me lopatë grekun, ofendoi vajzën e mitur

16
0

Një incident i përgjakshëm që la të plagosur rëndë një të ri, teksa u godit me lopatë në kokë, ka ndodhur një ditë më parë në varrezat e Halkidës, në Greqi.

Protagonisti i sulmit raportohet se është një shtetas shqiptar, i cili pas një debati për motive të dobëta në varrezat e zonës, rrëmbeu një lopatë dhe goditi me të në kokë të riun grek, që po merr aktualisht trajtimin në spital.

Në sherr raportohet nga “Protothema” se u përfshinë dy familje.

Shkak i konfliktit ka qenë ngacmimi me fjalë fyese nga ana e grekut për vajzën e mitur të shqiptarit, që ndezi gjakrat dhe denigroi deri në përleshje të dhunshme.

“Dyshohet se viktima i bëri një vërejtje motrës së mitur të personit tjetër dhe filloi gjakderdhja”, thanë dëshmitarët për policinë.

Më pas, babai i viktimës, i cili është punonjës i varrezave të Halkidit, sapo pa të birin të plagosur, sulmoi familjen tjetër, duke shkaktuar dëme në automjetet e tyre.

I riu u dërgua vetë në Spitalin e Halkidës, ku qëndroi gjatë natës për trajtim.

Në fund, policia mori denoncim nga të dyja familjet për sulm dhe plagosje dhe shoqëroi në Komisariat 7 persona, përfshirë vajzën e mitur të familjes shqiptare.

Ata u liruan me urdhër verbal të Prokurorit, megjithatë dosja është nën hetim.