Në seancën e parë plenare të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, vëmendje të veçantë mori mungesa e drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela dhe Altin Dumani. Dy karriget e rezervuara për ta në lozhën e Kuvendit mbetën bosh.
Për Euronews Albania, Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar duke sqaruar se prokurori i Përgjithshëm ndodhet në Singapor, ku po merr pjesë në konferencën e 30-vjetorit dhe Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve (IAP).
Nga ana tjetër për Euronews Albania ka reaguar dhe SPAK:
“Mosparaqitja lidhet me agjendën e caktuar kohë më parë për takime dhe angazhime të tjera profesionale”-thuhet në përgjigjen e dhënë.