Ballina Lifestyle The Weeknd rikthehet në Evropë në verën e 2026-ës me turneun “After...

The Weeknd rikthehet në Evropë në verën e 2026-ës me turneun “After Hours Til Dawn”

65
0

The Weeknd ka konfirmuar rikthimin e tij në Evropë për verën e vitit 2026, si pjesë e turneut spektakolar “After Hours Til Dawn”, me 12 koncerte të mëdha në disa prej qyteteve kryesore të kontinentit.

Turneu evropian do të nisë më 7 korrik 2026 në Paris, dhe do të përmbyllet në fund të gushtit në Madrid, me ndalesa të tjera në Amsterdam, Nisë, Milano, Frankfurt, Varshavë, Stokholm, Londër dhe Dublin.

Në një nga pikat kulmore të turneut, këngëtari kanadez do të performojë dy netë radhazi në stadiumin legjendar Wembley në Londër, më 14 dhe 15 gusht.

Në këtë kapitull evropian të turneut, The Weeknd do të shoqërohet nga reperi i njohur amerikan Playboi Carti, i cili do të jetë artisti hapës në të gjitha koncertet në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Përpara Europës, The Weeknd do të nisë një turne në Amerikën Latine gjatë prillit dhe majit 2026, me ndalesa në vende si Meksika dhe Brazili, ku do të performojë së bashku me yllin brazilian Anitta.

Turneu “After Hours Til Dawn” është vazhdimi i suksesit global të albumit “After Hours”, dhe pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit 2026 në nivel botëror.