Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve.
Doshi dhe Jorgo kanë kandiduar në listat e mbyllura të PSD-së në Shkodër.
Ditën e sotme, është mbajtur seanca e parë parlamentare e këtij sesioni të ri, ku po betohen të gjithë deputetët e zgjedhur në 11 maj.
Vendimi i Doshit dhe Sabina Jorgos ka ardhur pak para se të rifillonte mbledhja e Kuvendit, për betimin e ligjvënësve.
Po ashtu, më herët PSD e Tom Doshit kërkoi djegien e mandateve të listës së mbyllur në Tiranë, kërkesë që u pranua nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Ky vendim bëri që mandatin e PSD-së në Tiranë ta marrë kandidati më i votuar nga lista e hapur, Tedi Mula.