Sot është Dita e Roald Dahl-it, një nga autorët më të shquar të letërsisë botërore për fëmijë.
“Roald Dahl Day” ose Dita e Roald Dahl-it kremtohet çdo vit më 13 shtator, datë e cila përkon me ditëlindjen e shkrimtarit. Kjo ditë nisi të kremtohej në Britaninë e Madhe, vendlindja e shkrimtarit, më pas u përhap në vendet e tjera anglishtfolëse dhe më tej në tërë botën.
Veçanërisht në këtë ditë në shkolla dhe biblioteka organizohen lexime, aktivitete të frymëzuara nga librat e tij, fëmijët vishen sipas personazheve të librave si Matilda, Willy Wonka apo Gjiganti i Madh i Mirë. Gjithashtu, organizohen fushata leximi, vizatimi dhe konkurse letrare.
Roald Dahl (13 shtator 1916 – 23 nëntor 1990) përveçse shkrimtar për fëmijë ishte edhe poet, skenarist si edhe pilot i Forcës Ajrore Mbretërore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 300 milionë kopje të librave të tij janë shitur në mbarë botën, duke e bërë Dahl një nga tregimtarët më të mëdhenj për fëmijë të shekullit XX.
Çmimet e tij për kontributin në letërsi përfshijnë çmimin World Fantasy 1983 për Arritjen e Jetës si dhe British Book Awards, ai autori i vitit për fëmijë në vitin 1990. Në vitin 2008, The Times e vendosi Dahl-in në vendin e 16-të në listën e saj të “50 shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë prej 1945-ës”.
Në vitin 2021, revista “Forbes” e renditi Roald Dahl-in si autorin që fitonte më shumë nga shitjet, pas vdekjes.