Ballina Ekonomia Euro vijon rënien/ Përfundimi i sezonit turistik nuk e forcon monedhën europiane

Euro vijon rënien/ Përfundimi i sezonit turistik nuk e forcon monedhën europiane

15
0

Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 97 lekë i cili rezulton se është niveli më i ulët I regjistruar ndonjëherë. Dobësimi i monedhës europiane ka vijuar edhe pse tashmë ka kaluar piku  sezonit turistik  veror që për Shqipërinë është periudha korrik –gusht.Euro pësoi një forcim të lehtë vetëm në ditë  e fundit të muajit gusht  për të nisur më pas rënien  në filllim të shtatorit.

Kjo tregon se sezoni turistik në vend  nuk është më i përqëndruar në verë  dhe ka zgjatje të tij edhe në vjeshtë.Kjo është konfirmuar edhe nga turoperatorët të cilët deklarojnë se prenotimet kanë pësuar rritje përgjatë këtij viti.

Ndërkohë që të dhënat kanë konfirmuar se të huajt që kanë vizitur Shqipërinë gjatë këtij viti kanë shpenzuar rreth 2.1 miliardë euro në periudhën janar-qershor dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga turistët janë rritur me 7.7%.

Edhe emigrantët kanë sjellë më shumë të ardhura pranë familjeve të tyre. në periudhën janar-qershor në vend janë sjellë 532 milionë euro po ashtu edhe flukset e investimeve kane pasur një rritje të lehtë .

Të gjitha këto janë faktorë  zyrtarë sipas institucioneve që kanë ndikuar në forcimin e lekut përballë euros.

Megjithatë, dobësimi i euros  gjatë 2025-ës ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara.

Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur  arriti të këmbehej  me rreth 100 lekë dhe që nga ajo kohë ka humbur 2.85% të vlerës në raport me monedhën tonë.