Ballina Lifestyle Moment i nxehtë në Javën e Modës: Olivia Wilde zbulon më shumë...

Moment i nxehtë në Javën e Modës: Olivia Wilde zbulon më shumë seç duhet!

14
0

Aktorja 41-vjeçare Olivia Wilde përjetoi një incident me veshjen ndërsa mbërrinte në sfilatën e Michael Kors në Terminal Warehouse, gjatë Javës së Modës në New York.

Wilde, pa reçipeta, dukej mahnitëse me një bluzë të tejdukshme të zezë dhe një xhaketë të varur mbi supe – por veshja zbuloi më shumë se ç’ishte parashikuar, pasi një erë e papritur shkaktoi një moment të sikletshëm.

Xhaketa i lëvizi për një çast, duke zbuluar gjoksin përpara të pranishmëve, para se ajo të hynte me qetësi brenda, shkruan “The Sun”

Pamjen e plotë e kishte kombinuar me një fund të gjatë të hapur dhe çizme prej lëkure me take të fshehura.

Me flokët bionde të lëshuara në mënyrë të çrregullt, Wilde kishte vendosur syze të zeza Ray-Ban, grimin me nuanca bronzi dhe një ngjyrë ari në buzë që i jepte një prekje të veçantë pamjes së saj.

Incidenti i zbulimit të gjoksit ndodh në një kohë kur raportet thonë se ajo është “e habitur” nga lajmi se ish-i dashuri i saj, Harry Styles, tani është në një lidhje me shoqen e saj të ngushtë, Zow Kravitz.