Ambasadori shqiptar, Fate Velaj, është sërish në qendër të një skandali politik. Lista e akuzave kundër tij është e gjatë, duke filluar nga plagjiatura dhe marrëdhëniet e dyshimta biznesi, deri te mashtrimet e pretenduara me sigurimet shoqërore. Ndërsa ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është nën presion për të ndërmarrë veprime (për të reaguar ndaj skandalit). Politikanë të rëndësishëm austriakë, si Zv/kancelari Andreas Babler dhe BM Meinl-Reisinger, po përballen gjithashtu me kritika në rritje.
Rasti Velaj u mbulua nën qilim
Gjatë muajve të fundit, Ministria e Jashtme e Shqipërisë përpiqej të injoronte akuzat kundër Fate Velaj. Por zbulimet e reja po rikthejnë çështjen në qendër të vëmendjes. Sipas raportimeve të Faß ohne Boden (FOB), exxtra24 dhe revistave online shqiptare, thuhet se Velaj po vazhdon të kryejë aktivitete biznesi në Austri, pavarësisht ndalimeve të qarta ligjore.
Sipas një shënimi verbal, Velaj duhej të hiqte dorë nga shtetësia austriake dhe të ndalonte çdo aktivitet tregtar në Austri përpara se të merrte detyrën në Vjenë. Megjithatë, kohët e fundit ai publikoi librin e tij “Kreuztanne” në gjermanisht dhe po organizon takime. Pyetja se si këto të ardhura raportohen dhe tatohen mbetet pa përgjigje.
Fjalim lavdërues për “ambasadorin e skandalit”
Njw event i 23 shtatorit, ku zv/kancelari Andreas Babler pritet të mbajë një fjalim lavdërues për Velaj, po shkakton edhe më shumë polemika politike. Ngjarja mbështetet zyrtarisht nga Ministria e Banesave, Arteve, Kulturës, Mediave dhe Sportit, si dhe nga bashkia e Traiskirchen. Kritikuesit e akuzojnë Babler se po i jep legjitimitet ambasadorit kontrovers me këtë gjest.
“Pas udhëtimit të tij kontestues në Nju Jork, ky është episodi i radhës politikisht shpërthyes (pra tw shkaktojw polemika),” komentoi një politikan i opozitës.
Pyetja se pse një politikan i lartë si Babler po mbështet publikisht një diplomat me një të kaluar kaotike po shkakton indinjatë.
“Kjo nuk ka të bëjë më vetëm me një libër, por me besueshmërinë e politikës austriake,” tha një zëdhënës i opozitës.
Opozita po i bën thirrje gjithashtu Ministres së jashtme Meinl-Reisinger që të mbajë qëndrim.
Spiropali, nën presion
Presioni po rritet edhe në Shqipëri. Ministrja e re e Jashtme, Elisa Spiropali, përballet me një detyrë të vështirë: paraprakisht, Igli Hasini, paraardhësi i saj, duket se kishte injoruar akuzat kundër Fate Velaj dhe e kishte mbajtur atë në detyrë pavarësisht skandaleve të shumta. Deklarata e Hasanit gjatë një udhëtimi në Vjenë ishte veçanërisht cinike: “Nëse i ofron Fates para, ai do të bëjë gjithçka.” Ky koment shkaktoi indinjatë dhe hedh dritë të errët mbi politikën e personelit të Ministrisë së Jashtme shqiptare.
Tani Spiropali duhet të vendosë nëse do ta largojë Velajn ose do të vazhdojë të injorojë akuzat. Përfaqësues të diasporës shqiptare në Vjenë po kërkojnë hapur tërheqjen e menjëhershme të ambasadorit: “Kjo është mënyra e vetme për të ruajtur marrëdhënie bilaterale të besueshme.” Vendimi i saj po ndiqet me kujdes jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Austri.
Opozita kërkon sqarime
Opozita austriake e sheh rastin Velaj si një simptomë të një problemi më të madh. “Lista e akuzave kundër këtij ambasadori është kaq e gjatë sa nuk kuptohet pse ai vazhdon të jetë në detyrë,” tha një zëdhënës i opozitës. Durimi i publikut po mbaron dhe janë të nevojshme përgjigje të qarta – si nga qeveria shqiptare, ashtu edhe nga ajo austriake.
Lista e gjatë e akuzave kundër Fate Velaj
Akuzat ndaj ambasadorit shqiptar Fate Velaj janë të shumta dhe serioze. Ato hedhin dritë të keqe jo vetëm mbi të, por edhe mbi institucionet që e kanë mbajtur në detyrë. Ja një përmbledhje e akuzave më të rëndësishme:
E kaluara në shërbimin sekret: Thuhet se Velaj kishte lidhje të ngushta me shërbimet sekrete shqiptare në vendin e tij. Kjo e kaluar ngre pyetje mbi integritetin e tij dhe rolin si diplomat.
Blerje titujsh të dyshimtë: Sipas raportimeve, Velaj ka marrë tituj akademikë në të ashtuquajturën “Universiteti Kristal”, një institucion që është kritikuar më parë për praktika të dyshimta dhe mungesë standardesh akademike.
Akuzat për plagjiaturë: Sidomos e sikletshme është akuza se teza e masterit të Velaj-it përbëhet tërësisht nga plagjiatura. Eksperti i njohur i plagjiaturës, Dr. Weber, deklaroi: “Rrallë kam parë një punim kaq të dobët me plagjiaturë të vazhdueshme në 40 faqe.”
Lidhje kriminale: Veçanërisht kontestuese është roli i kunatës së Velaj-it, e cila sipas raportimeve ishte e përfshirë në aktivitete kriminale. Thuhet se ajo gjeti strehim në ambasadën në Vjenë, çka ushqen dyshime për keqpërdorim të detyrës.
Mashtrim me sigurime shoqërore: Ka prova që Velaj mund të ketë përfituar përfitime sociale në Austri, megjithëse ka të ardhura të larta si ambasador. Të ardhurat e tij të deklaruara zyrtarisht në Shqipëri janë 1.7 milion euro — një shumë e papërputhshme me aktivitetet e tij.
Shkelje të kërkesave ligjore: Sipas një shënimi verbal, Velaj duhej të hiqte dorë nga shtetësia austriake dhe të ndalonte çdo aktivitet tregtar në Austri para se të merrte detyrën në Vjenë. Megjithatë, kohët e fundit ai publikoi librin e tij “Kreuztanne” në gjermanisht dhe po organizon takime letrare. Pyetja se si këto të ardhura raportohen dhe tatohen mbetet pa përgjigje.
Një gropë pa fund?
Çështja e Fate Velaj po kthehet në një fushë minash politike. Ndërsa akuzat bëhen gjithnjë e më të forta, politikanët austriakë duket se nuk po arrijnë të gjejnë një linjë të qartë. Ende mbetet të shihet nëse ministrja e re e Jashtme, Elisa Spiropali, do të ndërmarrë veprime. Një gjë është e qartë: durimi i publikut ka marrë fund. /Exxtra.24