Ballina Opinion Të jesh kamerier ose pronar dhome me qira nuk mund te jetë...

Të jesh kamerier ose pronar dhome me qira nuk mund te jetë e ardhmja që ky vend meriton!

22
0

Nga Irena Beqiraj

Turizmi cilësohet nga qeveria si një “industri e rëndë” moderne, një motor i fuqishëm për rritjen ekonomike . Megjithëse dyshoj që qeveria e beson këtë që thotë!

Që prej 2015 , kur fytyra e Englantina Gjermenit nuk gjeti paqe sa herë kishte para super ministrin Ahmetaj që koleksiononte fushat e varësisë si antikuaret , turizmi nuk gjeti vend . Në fillim ju atashua urbanizimit , me pas ekonomisë , pastaj mjedisit e së fundmi kulturës.

Cdo ditë e më shumë megjithese me vështirësi publiku po kupton se turizmi është kali i zgërlaqur i zhvillimit edhe mjeti ekselent i propagandës .

Historia na tregon se udhëheqësit autokratë shquhen për përdorimin e turizmit si mjet propagande.

Përshembull nazistët mirëpritën turistë në Rajhut të Tretë, duke mbuluar përgatitjet e tyre për luftë me përshtypjet sipërfaqësore por pozitive të turistëve .

Ndërkohë që përgatitjet ushtarake të Hitlerit ishin të plota, perceptimi i turistëve të huaj se Gjermania naziste nuk përbënte asnjë kërcënim për paqen botërore ishte jetike. Për Goebbels-in, shefin e propagandës naziste pritja e turistëve ishte “paqja në kuptimin më të pastër të saj”.

Edhe për Frankon e Spanjës , turizmi ishte “një formë efektive e propagandës” që mund të demonstronte “legjitimitetin e Spanjës si model ekonomik edhe shoqëror.” Turistët ishin një mundësi e mirë për të propaganduar “përparimin, rendin dhe qetësinë e Spanjës së Frankos”.
Por studimi i fundit i Marko Jukic analist i Bismarck Analysis në Palladium ,përdor Kroacinë si një shembull të fuqishëm për të vërtetuar se një komb nuk mund të zhvillohet nga turizmi .

Për te arrirur PBB-në për frymë të Zvicrës (100,000 dollarë), Kroacia do të duhej të presë një numër marramendës prej 1.93 miliardë në netë qëndrimesh turistike në vit. Në vitin 2024, ajo regjistroi 85 milionë te tilla.

Për të arritur PBB-në për frymë të Gjermanisë (56,000 dollarë), Kroacia do të duhej të pesëfishonte trafikun e saj aktual turistik, ndërsa turistët duhet te shpenzonin dy herë më shumë. Kjo nuk është vështirë – është pamundësi matematikore dhe logjistike.
Pse turizmi nuk mund te jetë një nxitës ekonomik?!

1) Produktiviteti i ulët: Ndryshe nga prodhimi ose teknologjia, shërbimet kryesore turistike pak hapësirë ​​për automatizim ose përmirësime të rëndësishme teknologjike. Është industria niveli i produktivitetit te se cilës ka mbetur i pandryshuar për shekuj.

2) Sektor i ekonomisë se konsumit që konsumumon burimet natyrore: Ndërsa sektorët e tjerë mund të shkallëzohen globalisht, turizmi përdor burimet natyrore të kufizuara vendase: plazhet, qytetet . Ndërsa turizmi rritet, ai i konsumon këto burime, duke ushtruar presion mbi gjithçka, nga pasuritë e paluajtshme deri tek kohezioni social.

3) Sektor me ndjeshmëri ekstreme: Turizmi është shumë i ndjeshëm ndaj krizave ndërkombëtare, nga pandemitë dhe luftërat deri te recesionet ekonomike. Në të kundërt, industri si teknologjia dhe prodhimi mund të inovojnë dhe të përshtaten, duke krijuar vlerë edhe në kohë të vështira. Kjo është arsyeja pse vendet ne zhvillim po përpiqen ta ndërtojnë pasurinë e tyre mbi eksportet dhe shërbimet me vlerë të lartë.

Por çështë me e keqja ekonomia e turizmit, krijon një shoqëri me dy nivele: një elitë të vogël që kontrollon pasuritë e paluajtshme dhe një fuqi punëtore me kualifikim të ulët. Ky model as nuk ndërton kapital produktiv dhe as nuk zhvillon burimet njerëzore të nevojshme për t’u përshtatur me teknologjitë e reja.
Të jesh kamerier ose pronar dhome me qira nuk mund te jetë e ardhmja që ky vend meriton!