Ballina Sport Tirana dhe Flamurtari ndajnë pikët. Egnatia fitoj ndaj Bylisit

Tirana dhe Flamurtari ndajnë pikët. Egnatia fitoj ndaj Bylisit

23
0

Tirana barazon 1-1 me Flamurtarin në ditën e rikthimit në stadiumin “Selman Stërmasi”, takim ky që shkoi për llogari të javës së 3-të të kampionatit.

Bardheblutë kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Tabeku përfitoi në maksimum, duke dërguar topin në rrjetë.

Vlonjatët provuan të gjenin golin e barazimit, patën disa raste por nuk e bënë dot diçka të tillë gjatë këtij fraksioni.

Në fillimin e pjesës së dytë nuk fal Sami, i cili me një të majtë nga brenda zonës, ndëshkon Tiranën.
Vendasit lëshuan sinjale me Voglin, me këtë të fundit që shkaktoi “drithërima” me një goditje nga distanca. Flamurtari për pak sa nuk përmbysi llogaritë me Ramirez, por Marku u shndërrua në hero, duke shmangur golin.

Sfida përfundoi në barazim, me trajnerin e ri të Tiranës, Roberto Bordin që debuton me “iks”. Të besuarit e Bordin renditen në vendin e nëntë me 2 pikë.

Në krahun tjetër, Flamurtari është në vendin e shtatë me po aq pikë.

Në sfidën tjetër, Egnatia mundi 0-1 Bylisin.

Goli per rrogozhinasit u shenua nga ish lojtari i ballshioteve Flamur Ruçit.