Ballina Politika ‘Akt banditesk ndaj gazetarit’, Berisha: Mired Reçi, kushëriri i parë i Lubi...

‘Akt banditesk ndaj gazetarit’, Berisha: Mired Reçi, kushëriri i parë i Lubi Ballukut, kërcënon me pengmarrje gazetarin

26
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një mesazh të një qytetari që shpjegon detaje nga kërcënimi i gazetarëve të Piranjave.

Në shënimin që shoqëron mesazhin e qytetarit, Berisha shkruan se, “Mired Reçi kushëriri i parë, tezaku i Lubi Ballukut, kërcënon me pengmarrje gazetarin”.

Mesazhi:

Akt banditesk ndaj gazetarit. Mired Reçi kushëriri i parë, tezaku i Lubi Ballukut, kërcënon me pengmarrje gazetarin.

Përshëndetje dr Gazetari ka shkuar për ti drejtuar pyetje Refik Halilit dhe Sinan Idrizit, aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania. Sinan Idrizi u përball me mikrofonin e gazetarit Edon Kuqi i cili e pyeti mbi largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore. Kaq mjaftoi që drejt gazetarit të suleshin rojet e biznesmenëve të cilët nuk i kursyen as kërcënimet mafioze “të marr peng, të fus në bagazh”. Dënoj me forcën më të madhe dhunën publike mafioze ndaj gazetarit Edon Kuqi dhe heshtjen kriminale të narko-institucioneve ndaj saj.