Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar infarkt gjatë vizitës në Voskopojë, në juglindje të vendit.
Mësohet se ambasadori ka qenë me bashkëshorten e tij për të vizituar fshatin turistik të Korçës, dhe nuk ka patur axhendë takimesh zyrtare.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabël pasi u dërgua me urgjencë në Spitalin e Korçës, teksa pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.