Ballina Bota Autobusët e rinj me energji të re përbëjnë 82.7% të autobusëve publikë…

Autobusët e rinj me energji të re përbëjnë 82.7% të autobusëve publikë…

15
0

Numri i përgjithshëm i autobusëve publikë me energji të re të regjistruar kishte arritur në rreth 544,000 njësi deri në fund të vitit 2024 në Kinë, duke përbërë 82.7% të të gjithë autobusëve publikë urbanë në vend, bën të ditur “Xinhua”.

Li Yang, zëvendësministër i Transportit, në një aktivitet promovues të transportit të gjelbër të mbajtur në Jinan, kryeqendra e provincës Shandong të Kinës Lindore, tha se deri në fund të vitit 2024, gjatësia totale e linjave të autobusëve publikë urbanë në funksion kishte arritur në 1.75 milionë kilometra.

Li tha se aktualisht, mbi 200 milionë njerëz në të gjithë Kinën zgjedhin të përdorin metoda të udhëtimit ekologjik çdo ditë. Li iu bëri thirrje autoriteteve lokale të përmirësojnë më tej shërbimet e transportit publik urban dhe të krijojnë një mjedis më të favorshëm për udhëtimin ekologjik.