Ballina Kuriozitete Fluturimi më i gjatë në botë nis së shpejti – do të...

Fluturimi më i gjatë në botë nis së shpejti – do të zgjasë deri në 29 orë

22
0

Fluturimi rekord, i cili zgjat 29 orë dhe mbulon 12,200 milje, do të lançohet këtë dimër. China Eastern Airlines po përgatitet të ofrojë fluturimin më të gjatë direkt në botë, duke lidhur Shangain e Kinës me Buenos Airesin e Argjentinës, me një ndalesë të shkurtër në Auckland të Zelandës së Re, raporton Mirror.

Udhëtarët me përvojë i njohin fluturimet e gjata që mund të zgjasin deri në 16 orë, siç është linja Singapor-Nju Jork e ofruar nga Singapore Airlines. Megjithatë, linja e re Kinë-Argjentinë është gati të thyejë të gjitha rekordet.

Duke u nisur nga Shangai, pasagjerët do të arrijnë në destinacionin e tyre në pak më pak se 26 orë, pasi kanë fluturuar një distancë mahnitëse prej 12,229 miljesh. Kjo përfshin një pushim dy orë e gjysmë në Zelandën e Re.

Pavarësisht ndalesës, fluturimi konsiderohet ende pa ndalesë pasi pasagjerët nuk do të kenë nevojë të transferohen dhe mund t’i mbajnë vendet e tyre gjatë gjithë udhëtimit.

Udhëtimi vajtje-ardhje do të zgjasë plot 29 orë, me një ndalesë në Auckland.  Çmimet e biletave vajtje-ardhje variojnë nga rreth 1,280 paund për një fluturim nga Shangai në Buenos Aires, në mbi 1,400 paund për një fluturim vajtje-ardhje nga Buenos Aires në Shangai, megjithëse raportet ndryshojnë.

Kjo linjë e re tejkalon mbajtësin e mëparshëm të rekordit për fluturimin më të gjatë me një ndalesë në botë – linjën Pekin-Sao Paolo, e cila operohej nga China Airlines.

Për ata që pyesin veten se çfarë lloj avioni është më i përshtatshmi për një udhëtim kaq epik, mendohet të jetë një avion si Boeing 777-300ER, i cili është një model për udhëtime të gjata.

Biletat janë tashmë në shitje për fluturimet që fillojnë më 4 dhjetor. Duke ofruar vende në klasin e parë, biznes dhe ekonomi, fluturimet do të operohen dy herë në javë: të hënave dhe të enjteve nga Kina, dhe të martave dhe të premteve nga Argjentina.