Ballina Kronika Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar, 2 në kërkim në...

Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar, 2 në kërkim në Fier

21
0

Policia ka zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me firmat piramidale online, pas mashtrimit të disa qytetarëve, kryesisht në zonat e Divjakës dhe të Lushnjes.

Aksioni policor ka nisur mbrëmjen e së shtunës, teksa shumë persona të tjerë rezulton të jenë shoqëruar për llogari të këtij hetimi.

Hetimet zbuluan se grupi përdorte platforma investimi të rreme ku qytetarëve u premtohej fitim i menjëhershëm në këmbim të investimeve me kriptomonedha si USDT dhe TRON. Për të përfituar më shumë, investitorët duhej të rekrutonin të paktën pesë persona të tjerë, duke ndjekur strukturën klasike piramidale.

Grupi operonte përmes grupeve të mbyllura në Telegram, ndërsa përdorimi i kriptomonedhave shërbente për të krijuar një iluzion sigurie dhe për të shmangur gjurmimin e fondeve.

Operacioni u zhvillua në Fier, Lushnjë, Divjakë, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, duke përfshirë 83 kontrolle në persona, banesa dhe biznese.

Të arrestuarit janë:

Arbër Çela, 38 vjeç, Lushnjë
Emanuel Taullau, 21 vjeç, Lushnjë
Flavio Mukaj, 23 vjeç, Lushnjë
Marius Kodra, 28 vjeç, Tiranë
Brunilda Todi, 38 vjeçe, Divjakë
Brunilda Ndini, 38 vjeçe, Divjakë

Të shpallur në kërkim janë:

E. Sh., 35 vjeç, Divjakë
A. Sh., 29 vjeçe, Divjakë

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 50 celularë, 11 kompjuterë, 1 DVR, 2 hard disk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë, 340 franga zvicerane dhe 6 llogari kriptomonedhash. Autoritetet përdorën teknologji të avancuar për të ndjekur transaksionet dhe për të identifikuar rrjedhën e fondeve.

Kujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të masa.

Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar.