Ballina Kosovë Protesta në mbështetje të UÇK-së në Hagë, ish-ambasadori holandez në Kosovë: I...

Protesta në mbështetje të UÇK-së në Hagë, ish-ambasadori holandez në Kosovë: I thashë Hashim Thaçit që do të lirohet, s’ka prova ndaj tij

19
0

Shqiptarë të shumtë janë mbledhur sot pranë ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, për të protestuar kundër padrejtësive që, sipas tyre, po u bëhen ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Një nga zërat që mori fjalën në këtë tubim ishte ai i ish-ambasadorit holandez në Kosovë, Robert Bosch, i cili rikujtoi periudhën kur shërbente në Prishtinë, kohë që përkoi edhe me krijimin e Gjykatës Speciale.

Bosch ndau me protestuesit një bisedë personale që kishte zhvilluar dikur me ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë. Ai tha se i kishte dhënë Thaçit një mesazh qetësues në atë kohë:

“I thashë se nuk duhet të shqetësohet, sepse nëse kjo do të jetë një gjykatë e drejtë, ai do të lirohet. Thjesht sepse nuk ka prova kundër tij,” deklaroi Bosch, mes duartrokitjeve të të pranishmëve.