Ballina Politika Rama fton deputetin britanik Farage: Eja në Shqipëri, lër mënjanë teatralitetin për...

Rama fton deputetin britanik Farage: Eja në Shqipëri, lër mënjanë teatralitetin për shqiptarët e burgosur

20
0

Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën e tij për politikanin britanik Nigel Farage që ta vizitojë vetë Shqipërinë, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me numrin e të burgosurve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një intervistë radiofonike për “Times Radio”, Rama hodhi poshtë pretendimet e Farage dhe u shpreh se një vizitë e tij në Shqipëri do të jetë një mundësi që Farage të të shohë nga afër vendin dhe të lërë mënjanë teatralitetin e tij.

“Ai ka thënë se do të vijë për vizitë dhe do të jem shumë i lumtur ta shoh. Plani i tij është të vijë dhe të bëjë gjestin e tij të pabesueshëm dhe plot talent teatral të politikës. Do të jetë vërtet një mundësi e shkëlqyer për të takuar një njeri që ka shumë talent, është shumë inteligjent, për të lënë mënjanë teatralitetin e tij dhe gjithashtu për t’i treguar atij sa e bukur është Shqipëria dhe për ta bindur atë ta bëjë Shqipërinë një vend për pushimet e tij”,– tha Rama.

Pak kohë më parë, politikani britanik Nigel Farage deklaroi se një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg.

Pas kësaj, pasuan një sërë përgjigjesh e kundërprëgjigjes mes tij dhe Ramës, të ndjekura nga deklarata dhe qëndrime të shumta publike.