“Mungesa e sigurisë në punë vijon të marrë jetë njerëzish, kryesisht në sektorin e ndërtimit. ABC News ka mësuar se vetëm gjatë vitit 2024, në Tiranë janë evidentuar 6 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ku humbën jetën 6 punonjës”
Referuar të dhënave, viktimat janë nga 47 deri në 67 vjeç. Shumica e tyre humbën jetën pas rënieve nga lartësitë e objekteve në ndërtim.
Ajo që policia thotë është se procedurat dhe materialet janë dërguar në Prokurori, me qëllim hetimin e përgjegjësisë penale ndaj personave të dyshuar, si inxhinierë, teknikë apo drejtues teknikë punimesh.
E pyetur nga ABC News a janë marrë masa, drejtoria vendore e policisë nuk ka një përgjigje.
Por edhe gjatë vitit 2025, situata nuk ka ndryshuar shumë. Deri tani, janë shënuar 2 raste të tjera me pasojë vdekjen e punëtorëve në krye të detyrës, duke theksuar edhe një herë se siguria në punë mbetet një nga problematikat më të mprehta.
“Duhet theksuar se kontrollet më të shpeshta, zbatimi i rregullave teknike dhe rritja e përgjegjësisë së punëdhënësve janë të domosdoshme për të mos pasur më viktima të pafajshme që humbin jetën teksa punojnë për bukën e gojës, por a do të zbatohen kjo mbetet për t’u parë”