Ballina Sport Van der Sar flet për Donnarumman

Van der Sar flet për Donnarumman

12
0

Edëin van der Sar beson se Gianluigi Donnarumma është ndër tre portierët më të mirë në Evropë aktualisht dhe e ka krahasuar portierin e ri të Manchester City-t me legjendën e Bayern Munich, Manuel Neuer.

Ish-portieri i Ajax, Juventus dhe Manchester United dha një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, ku foli për vendimin e tij për t’u bashkuar me Bianconerët në vend të Liverpool-it, mësimet që mori në Itali dhe jetën e tij të ardhshme nën drejtimin e Sir Alex Ferguson te Old Trafford.

La Gazzetta e pyeti Van der Sar për mendimin e tij mbi Donnarumma-n pas transferimit prej 27 milionë eurosh nga Paris Saint-Germain te Manchester City, dhe nëse kapiteni i kombëtares së Italisë është portieri më i mirë në Evropë për momentin.

Ai u përgjigj: “Është një nga më të fortët, ashtu siç ka qenë Neuer i Bayern në vitet e fundit para dëmtimit të tij. Ndër të preferuarit e mi janë edhe Ederson dhe Alisson.”

Van der Sar dha edhe një përgjigje të shkurtër dhe me humor lidhur me rolin e tij në gjysmëfinalen e EURO 2000, ku Italia mposhti Holandën pas penalltive.

I pyetur posaçërisht nëse i kthehet ndonjëherë në mendje goli me “panenka” i Francesco Tottit, ai tha: “Kurrë. Ajo gjysmëfinale duhej të kishte përfunduar shumë më herët, përpara penalltive”.