Ballina Politika Bardhi: Ndryshimet për Komisionet Parlamentare i morëm vesh nga televizori. Blushi: Kuvendi,...

Bardhi: Ndryshimet për Komisionet Parlamentare i morëm vesh nga televizori. Blushi: Kuvendi, noter i vendimeve të paligjshme

16
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së, Gazment Bardhi dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur për mediat pas mbledhjes me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi për strukturën e re të parlamentit, hodhën akuza ndaj maxhorancës, duke theksuar se ndryshimet për komisionet parlamentare i morën vesh nga mediat në ditën e Asamblesë së PS-së.

“Kuvendi dhe komisionet parlamentare janë mekanizma pune të përbashkëta dhe si në çdo vend demokratik, organizimi i punës duhet të ishte produkt i përbashkët. Fakti i prezantimit të ndryshimeve në asamblenë e PS, i bërë dot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zv kryetarëve të PS, tregon frymën autoritare që Rama ka instaluar në Republikën e Shqipërisë. Për ne është e papranueshme. Së dyti, kemi sqaruar se me veprimin e shkrirjes së komisionit të Integrimit, mekanizmi që kishte në dorë opozita për rolin e saj kontruktiv dhe dhënë konsensus, në këtë moment zerohet se ky komision është bashkuar me atë të jashtëm dhe pas 21 vitesh opozita s’do të ketë më procesin e drejtimit të këtij procesi. Qëndrimi se nuk kemi shkrirë Komisionin e Integrimit por atë të Jashtëm, në fakt pasqyron atë që kemi thënë, vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit.” – u shpreh Bardhi, ndëkohë që kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kundërshtoi miratimin e propozimit të kryeministrit Rama për ndryshim të rregullores duke pretenduar se ligjërisht minimumi duhet të respektohet afati 1 javor i parashikuar në rregulloren aktuale për ndryshim.

“Kërkuam që edhe formalisht të respektohet rregullorja, Kushtetuta, por u gjendëm përballë vendosmërisë  të kryetarit  të ri të parlamentit, të kryetarit të grupit parlamentar të rilindjes që janë të vendosur për të shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët duke kaluar në seancën e nesërme ndryshime të rregullores, ku qartësisht rregullorja parashikon që ndryshimi i rregullores kërkon një afat të përcaktuar prej të paktën 2 javë. Dhe në procedurë të përshpejtuar duhet respektuar të paktën afati 1 javor. Po kërkojmë konsensus mbështetur në atë që parashikon rregullorja. Ajo që kundërshtojmë ne është që Edi Rama kërkon ta a trajtojë Kuvendin si noter të vendimeve të tij të paligjshme”, tha Blushi.