Ballina Politika Berisha nuk ndal sulmet ndaj kreut të SPAK: Kriminel kushtetues, bënte pazare...

Berisha nuk ndal sulmet ndaj kreut të SPAK: Kriminel kushtetues, bënte pazare me banditë

0
15

Pas daljes nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi sërish me sulme të ashpra ndaj drejtësisë dhe kryeprokurorit Altin Dumani.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti kreu e SPAK kriminel kushtetues, ndërsa sipas tij i ka shërbyer bandave.

“Ky kriminel kushtetues, përdori besimin dhe ligjim për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues, amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës. Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit. Taulantin që urdhërohej nga cela për të urdhëruar terroristët që vendosën në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Troplinin. Bënte pazare me krimet e Ulsiut, që merrte dy kostume të bukura nga Hajri dhe që kërkonte ng abandatë e trafikantë 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën.

Pazare me Ramën se e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës. Ky bënte pazare me banditë, me vrasës, Altin Hajri është i lirë sot për shkak të tij. Dënohet roja dhe Altini është i lirë. Se Altin Troplini mori 700 mijë euro”, tha Berisha.