Ballina Aktualitet Dekonspiroi operacionet e policisë, SPAK kalon për gjykim dosjen në ngarkim të...

Dekonspiroi operacionet e policisë, SPAK kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Jurgis Çyrbes

125
0

SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Jurgis Çyrbes, ish-deputetit socialist i cili përmes avokatit të tij, ka kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën paraprake zhvilluar këtë të hënë.

Sipas hetimeve të SPAK, ish-deputeti socialist akuzohet për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.

Bëhet fjalë për dekonspirimin e aksioneve policore, nxjerrjen e të dhënave nga TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar personat në kërkim që të mos kapeshin.

Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me të kërkuarin ndërkombëtar të drejtësisë Altin Hajri, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.