Ballina Kuriozitete Dielli jep spektakël, shfaqet në të vrima në formë fluture

Dielli jep spektakël, shfaqet në të vrima në formë fluture

18
0

Zemrat e astronomëve u mbushën me emocion këtë javë kur në diell u shfaq një vrimë në formë fluture.

Vrima gjigante koronale u pa e kthyer drejt Tokës, duke lëshuar me gjasë erëra diellore drejt planetit tonë që mund të çojnë në aurora spektakolare.

Një vrimë koronale është një zonë më e ftohtë dhe më pak e dendur në atmosferën e jashtme të Diellit, ku vijat e fushës magnetike hapen drejt hapësirës, duke lejuar daljen e erës së shpejtë diellore.

Faqja shkencore EarthScience tha: “Një vrimë e madhe koronale është rrotulluar në një pozicion gjeoefektiv, ku mund të ndikojë Tokën. Dhe tani duhet të jetë duke na dërguar erën e saj të shpejtë diellore.”

Ky spektakël u kap nga Solar Dynamics Observatory (SDO) i NASA-s, një anije kozmike që mban nën vëzhgim yllin tonë nga rreth 150 milionë kilometra larg