Ballina Aktualitet Dy fjalë miqësisht për policinë e Durrësit: Nuk kemi burime të...

Dy fjalë miqësisht për policinë e Durrësit: Nuk kemi burime të brendshme…të brendshme kemi vetëm ato që nuk duhet të jenë te jashtme!

183
0

Nga Artur Llana

Prej disa javëve komunikata e policë e Drejtorisë Policisë Durrës, nuk shpërndahet te personat e autorizuar në Bulevard News, një praktikë që është për të gjithë mediat. Nuk di se kush është zëdhënës apo zëdhënse, nuk di as kush e emëron Tirana apo Shkozeti, nuk di partia apo drejtori. Di vetëm që është një normë ligjore, ose të paktën nuk mund të jetë kurrë një normë selektive për të mos thënë diskriminimi. Ndoshta nga të vetem media në vend bulevard news e përcjell komunikatën ashtu siç vjen, shpesh rëndomtë me frazën” në sajë të punës së mirë të policisë” se ka edhe punë të këqija aty. Fundja ai është një dokument zyrtar dhe ashtu duhet botuar. Ata që merren merren me kronikë të zëzë jo vetëm për klikime po edhe për ti shkuar ngjarjes më tej nga burime të sigurta që janë kur pi kafe me drejtorin e policisë në Currila, kur nga burimet e policisë, që i bie ai që e ka marrë në pyetje shet informacionin, apo edhe nga burime të tjera që hyjnë në lidhje që nuk ja vlen ti përmendim se janë me uniformë, i shkojnë ngjarjes përtej. Fakti që bëhet biznes me lajmin e zi për klikime në median shqiptare nuk është rasti parë, madje është i shtrirë në vite, ku oficerë policie qerasnin gazetarë me çokollata që i kishin sekuestruar apo kapur në port. Se çfarë palaçollëku është në shumë raste policia e Durrësit dhe disa individë të lidhur me krimin këtë nuk e di vetëm unë, po në fakt në mungesë të shtetit vetëm mua nuk më ka interesuar. Nuk i vë faj zëdhënsit apo zëdhnses se ka pasur edhe nga ata që na thonin shiko se ja kemi dhënë filan media. Për ti kujtuar zëdhënësit ose zëdhënses së policisë që nuk është se janë afatgjatësi ata, si drejtorët në post dhe ka një detyrim ligjor që nuk e bëni ju seleksionimin e mediave, të ndjekura apo të shikuara. Se kur ndodh që ju preken inetresat telefonojnë edhe kriminelët për të hequr ndonjë shkrim. Për ti kujtuar në fund se prej 30 vitesh kurrë nuk kam bërë biznes nën hijen e palmës duke pritur kush plagoset apo vritet. Thjeshtë ata që ndjekin sado të jenë kanë të drejtë të kenë edhe informacionin nga policia. Atë zyrtar, jo kur drejtori policisë drekon në lokalin e Gjirit të Lalzit as edhe kur jep llogari në periferi të Durrësit. Fakti që nuk flisni apo jepni ju komunikatën nuk do të thotë se qytetarët nuk janë të informuar dhe nuk njohin “kuzhinën” e krimit që është më e helmatisur se vetë krimi. Jepni pak seriozitet institucionit të shtetit jo për pagën që merrni se atë ua paguajnë shqiptarët, po thjeshtë për pisllëqet që fshihni në atë kupolë krimi dhe nuk janë pak. Me respekt për shumë punonjës policie që i njoh nga afër që shpesh u duhet që mundi dhe puna, rreziku dhe sakrifica edhe nuk pasqyrohen në komunikatë. Zëdhënës apo zëdhënse meqë keni reformuar grupin e “gazetarve”, po e patë të udhës dhe nuk ju kërkojnë llogari për punën e mirë që bëni, thoni edhe drejtorit nëse nuk është i zënë në ndonjë “resort” periferie se ka edhe një gazetë, portal  dhe television që të tre quhen “bulevard” dhe për fat të keq ka vetëm një njeri administrator. Numri telefonit tim është 0697351151 dhe komunikimi në WhatsApp, këtu, është bërë prej kohësh. Merreni parasysh kërkesën duke respektuar ligjin, duke respektuar veten dhe duke mos na diskriminuar si media se edhe grupkapitulli për lirinë e medias është hapur. Na bëni nder se nuk kemi burime  të brendshme…, të brendshme kemi vetëm ato që nuk duhet të jenë te jashtme!