Arrestohet D.N. te Dheu i Bardhë dyshohet se në vitin 1999 ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Gjilan.
“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës nëpërmjet në njoftimi kanë bërë të ditur se sot në pikëkalimin kufitar Kosovë -Serbi është arrestuar D.N. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.
“D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit” thuhet më tej.
Prishtinë, 15 Shtator 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të hënën kanë arrestuar personin me inicialet D.N., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.
I dyshuari D.N., është arrestuar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë.
D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit.
Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.