Ballina Kronika Goditja e firmave piramidale online – Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk...

Goditja e firmave piramidale online – Zbardhen dëshmitë e të arrestuarve: Nuk detyruam askënd të investojë. Për të hyrë në skemë…

0
13

Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve

Operacion i gjerë policor në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh ka çuar në zbardhjen e skemave piramidale online që kanë mashtruar qindra qytetarë, duke u vjedhur shuma parash.

Në pranga ranë Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini, të cilët sipas policisë ishin agjentët kryesorë që promovonin platformat mashtruese. Ata u premtonin qytetarëve fitime të shpejta dhe të sigurta përmes investimeve.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka siguruar dëshmitë e agjentëve të arrestuar, të cilët mohojnë akuzat.

Ata deklarojnë se nuk kanë detyruar askënd të investojë në platformat e përfshira në hetime.

“Jemi njohur online dhe kemi vazhduar punën. Për të hyrë në skemë duhej të investohej minimalisht 1000 dollarë. Të parët që janë futur në këtë piramidë kanë mundur të përfitojnë fonde në kriptomonedha të cilat më pas i kanë konvertuar në Kosovë“, u shprehen të arrestuarit.

Për të vërtetuar mashtrimin, policia është infiltruar duke u futur në skemë dhe duke investuar para të cilat nuk u kthyen dhe shumëfishuan sipas premtimit.