Kendall Jenner mahniti gjatë Javës së Modës në New York me paraqitjet e saj elegante, ndërsa paralajmëroi një kapitull të ri në karrierë.
Supermodelja 29-vjeçare u shfaq me një fustan të ngushtë gri me kuadrate dhe syze elegante, duke e shndërruar rrugën e Manhattan-it në pistën e saj personale.
Në një intervistë për Vogue me shoqen e saj Gigi Hadid, Kendall zbuloi se synon të fokusohet tek dizajni i brendshëm dhe arkitektura, shkruan DailyMail.
“Do të ndaloj gjithçka dhe do të projektoj vetëm shtëpi. Nuk po bëj shaka”, tha ajo, duke shtuar se është tashmë në proces ndërtimi të një shtëpie në Perëndim.
Kjo nuk është hera e parë që Kendall ndan pasionin e saj për arredimin, pasi më herët ka treguar shtëpinë e saj në Los Angeles për Architectural Digest.
Me këtë hap, duket se modelja synon të shndërrojë pasionin e saj në një karrierë të re jashtë pasarelave.







