Avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq se për herë të dyta ka angazhuar Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij për të siguruar tubimet politike dhe rezidencën presidenciale.
Stojkoviq theksoi se dje Milan Radoiçiq është xhiruar së bashku me anëtarët e grupit të tij (i cili në shtator 2023 kreu një sulm paramilitar/terrorist në Banjskë, Kosovë, sipas skenarit të Donbasit).
“Aleksandar Vuçiq sërish ka angazhuar publikisht Milan Radoiçiqin që, së bashku me terroristët e tij, të organizojë dhe sigurojë kolonat e tij politike. Në tubimin e tij dje është xhiruar Milan Radoiçiq së bashku me anëtarët e grupit të tij (i cili në shtator 2023 kreu një sulm paramilitar/terrorist në Banjskë, Kosovë, sipas skenarit të Donbasit). Kjo është hera e dytë që pjesëtarët e kësaj organizate paramilitare shihen duke siguruar tubimet politike të Vuçiqit dhe rezidencën e tij”, ka shkruari ai.
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka rikujtuar se më 24 shtator 2023 Milan Radoiçiq me grupin e tij të armatosur u përpoq të shkaktoj luftë në veri të Kosovës sipas skenarit të Donbasit.
Ai theksoi se Radoiçiq është duke u kërkuar nga Interpoli.
“Le të rikujtojmë:
Më 24 shtator 2023, Milan Radoiçiq me grupin e tij të armatosur rëndë përpiqet të shkaktojë luftë në veri të Kosovës sipas skenarit të Donbasit.
Pjesë e këtij grupi është edhe ky mjekërrmadhi që ecën pas Radoiçiqit në video, e që më 28 qershor 2025 është parë duke ruajtur ndërtesën e presidencës ndërsa Vuçiq ndodhej brenda.
Pas përpjekjes për të shkaktuar luftë në veri të Kosovës, Vuçiq e mohoi kudo në Perëndim çdo lidhje me atë ngjarje dhe me ata persona.
Megjithatë, të gjithë ata persona që u xhiruan me dron gjatë përpjekjes për të shkaktuar luftë në Kosovë në shtator 2023, sot sigurojnë Vuçiqin dhe i organizojnë tubimet publike.
Milan Radoiçiq është në listën e kuqe të Interpolit.
Milan Radoiçiq është shpallur fajtor me vendim gjykate për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, ka shkruar tutje avokati serb.
Ai shtoi se nuk ka dilemë që presidenti serb, Vuçiq e ka krijuar grupin paramilitar/terrorist në vitin 2023 për veprim në Kosovë dhe realizimin e skenarit të Donbasit.
Siç potencoi ai “këtë grup terrorist sot Vuçiq e përdor për represion ndaj qytetarëve dhe për qëndrimin në pushtet përmes përdorimit të forcës dhe dhunës. Sepse ai grup është krijuar pikërisht për terror, dhunë dhe konflikte të armatosura”, ka shkruar ai.