Nga Armir Shkurti
S’ka aktor e regjisor shqiptar që s’e njeh këtë histori emblematike të mjeshtrit Piro Mani!
Në kohën e Enverit, para se një pjesë ti shfaqej publikut, kqyrej me lente nga një komision hibrid politiko artistik. Piro kishte vendosur në dekor një rrotë qerreje, e cila s’kishte hiç lidhje as me formën as ne përmbajtjen e dramës. Pasi komisioni pa gjithë pjesën u mblodh me diskutu për vërejtjet dhe sugjerimet e rastit.
– Mirë mo mirë ishte shfaqja, po ajo rrota e qerres sikur s’shkonte aty… – u shpreh i pari
– Po pse mo, mirë është! Tregon lidhjen me fshatin….
Vazhdoi sa të duash mbledhja! Folën e stërfolën të gjithë, por jo për pjesë: folën për rrotën. Në fund i sugjeruan regjisorit se është më e udhës që ta heqë fare. Piro pranoi pa hezitim ta zhdukë rrotën nga dekori dhe mbledhja u mbyll, duke i dhënë miratimin pa diskutim shfaqjes për publikun.
Kur dolën jashtë, njëri nga anëtarët e komisionit, në konfidencë, i thotë:
– Po mirë mo Piro, po a s’më thua pse e vure atë rrotë qerreje ?
– Që të merreshit – siç u morët – vetëm me të e të mos më çanit bythën për pjesën!
“Diella” e Edi Ramës nuk ka hiç ndryshim nga rrota e Piros! Ka që të enjten populli dhe mediat që merren me Diellën ndërkohë që pjesa me 18 “Diella” kaloi pa koment fare.
Po pse mo, nga ndryshojnë Elisa, Adea, Mirela, Blendi e kompani nga Diella? Diella është një aplikacion i programuar nga specialistë të IT dhe AI, siç 17 kolegët e saj janë programuar, drejtohen dhe kontrollohen nga një “specialist” i vetëm: Rama.