Giorgio Armani ka lënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij për menaxherin e tij të besuar, Michele Morcelli, në dy testamentet e tij të zbuluara së fundmi. Morcelli, i cili është CEO i Immobiliare srl, një degë e grupit Armani që menaxhon pasuritë e paluajtshme të stilistit, ka trashëguar një pasuri të vlerësuar rreth 60 milionë euro. Pasuria përfshin aksione, obligacione qeveritare dhe disa sende të çmuara personale.
Portofoli i pasurive të Morcelli përfshin rezidenca luksoze të vendosura në vende si Saint-Tropez, Pantelleria, Antigua, Broni dhe New York, me një vlerë totale prej 289 milionë euro.
Përveç kësaj, ai ka trashëguar edhe obligacione qeveritare italiane (BTP) me vlerë afërsisht 32 milionë euro dhe 100,000 aksione të EssilorLuxottica, që arrijnë një vlerë prej 26 milionë euro. Ai gjithashtu do të ketë qasje në disa prej aseteve më emblematike të Armanit, si vilat luksoze dhe jahti i tij.
Michele Morcelli, i cili është i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe për pasionin për sportet si tenisi, peshkimi dhe çiklizmi, ka pasur një marrëdhënie të ngushtë besimi me Giorgio Armanin, që ka shprehur gjithashtu dashuri për familjen e tij, veçanërisht për vajzën e Morcellit, Bianca.