Ballina Rajoni Ujku sulmon 5-vjeçaren nga Serbia në një plazh të Greqisë

Ujku sulmon 5-vjeçaren nga Serbia në një plazh të Greqisë

13
0

Një ngjarje tronditëse është shënuar në plazhin e Agios Nikolaos të Halkidiki, Greqi, ku një ujk ka sulmuar një vajzë 5-vjeçare.

Sipas mediave greke, vajza është me origjinë nga Serbia, dhe ndodhej aty për pushime së bashku me të ëmën.

Mendohet se vajza ka qenë duke luajtur e vetme në plazh, pak më tutje çadrës ku ajo rrinte me prindin e saj, kur është sulmuar nga ujku. Ka qenë nëna e vajzës, e cila ka sulmuar ujkun me gur për ta larguar nga vajza 5-vjeçare.

Ujku arriti ta kafshonte dhe ta gërvishte fëmijën në shpinë, por fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, Organizata Mjedisore për Jetën e Egër dhe Natyrën, ka konfirmuar prezencën e ujqervë dhe çakejve në zonë, teksa janë vendosur dhe kamera përreth për të regjistruar sjelljen e kafshëve.