Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend. Nga mbledhja u caktuan drejtuesit e komisioneve parlamentare.
Ndarja e Komisioneve u bë si më poshtë
Nga këto shtatë do të drejtohen nga maxhorabca dhe katër nga opozita.
- Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi
- Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja
- Komisioni për çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- Bledi Çuçi
- Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – drejton opozita
- Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – drejtohet nga opozita
- Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm – Anila Denaj
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Drejton opozita
– Komisioni për Bujqësine, Ushqimin dhe Zhvillimin Rura – Blendi Klosi
- Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Drejton opozita
- Komisioni për Europën dhe Punët e Jatshme – Igli Hasani
– Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj
-Komisioni i Posaçem për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri
-Komisioni i Posaçëm për Reformëm Administrative-Territoriale – Arbian Mazniku