Ballina Kronika Djali i mikut të Veliajt e Ramës s’ndal sherret, dhunon një person!...

Djali i mikut të Veliajt e Ramës s’ndal sherret, dhunon një person! Sindi Allushi në kërkim, procedohet i ati, kreu i Nj.Adm.12

27
0
Djali i kryetarit të njësisë administrative 12 i emëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe mik i kryeministrit Edi Rama u përfshi në një tjetër konflikt pjesë e të cilës iu bë dhe vetë zyrtari lokal.

Bëhet fjalë për Saimir Allushi, kryetarin e njësisë administrative 12 të Tiranës dhe djalin e tij, Sindi Allushi.

‘Paraditen e sotme, në zonën e Freskut në Tiranë, shtetasit Sindi Allushi, 27 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi P. A., për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K.

Më pas kreu i Njësisë Administrative 12 në Tiranë pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, shtetasin me inicialet D.K.

Policia e Tiranës informon se po punon  për kapjen e shtetasit Sindi Allushit, si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë ka nisur procedimi penal për kushëririn e tij dhe zyrtarin lokal.

Në lidhje me ngjarjen e kësaj të marte, Drejtori i Policisë së Tiranës ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Ky nuk është rasti i parë kur djali i kreut të Njësisë Administrative 12, Saimir Allushi, Sindi Allushi  përfshihet në konflikt. Në janar të këtij viti, Sindi Allushi ka dhunuar një efektiv të forcave Shqiponja. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’, ne Tirane.

Efektivi i Shqiponjave para disa kohësh e kishte ndaluar djalin e Saimir Allushit dhe e kishte shoqëruar në polici për akuzën e ‘kundërshtimit të punonjësit të policisë’. Por më pas ai është liruar.

Teksa e ka hasur rastësisht në rrugën ‘Siri Kodra’, efektivin e Shqiponjave djali i Saimir Allushit e ka dhunuar si shenjë hakmarrje ndaj efektivit pse e kishte ndaluar dhe shoqëruar kohë më parë.

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.

Paraditen e sotme, në zonën e Freskut, shtetasit S. A., 27 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi P. A., për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K.

Gjithashtu, dyshohet se shtetasi S. A. 52 vjeç, ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K.

Punohet për kapjen e shtetasit S. A., si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.