Ballina Politika Lapaj “paralajmëron” Ramën: E patë Nepalin, edhe aty një “lider i madh”...

Lapaj “paralajmëron” Ramën: E patë Nepalin, edhe aty një “lider i madh” ishte! Mjerë kush nuk kupton kur lihet stafeta…

20
0

Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka “shënjestruar” Edi Ramën, duke i kujtuar protestat e dhunshme të Nepalit.

Lapaj tha se janë “të mjerë” ata politikanë që nuk e kuptojnë se kur duhet lënë stafeta.

Adriatik Lapaj: Njerëzit pësojnë një lloj stepje por e dinë të vërtetën dhe e dinë se çfarë është bërë në këto zgjedhje. Ai është në pikën e një pushteti absolut, por pas majës së malit gjithmonë fillon tatëpjeta. Ishte një aty në Nepal, një lider i madh që udhëhiqte me lavdi Nepalin. Për 72 orë e patë çfarë ndodhi? Mjerë ata që nuk e kuptojnë se jeta është stafetë dhe në një moment duhet ti lëmë vendin një brezi tjetër dhe vendi të ecë përpara. Aty ku nata është më e errët, nis të dalë dielli i ri. Nuk ka patur natë që ka zgjëtur përjetësisht. Kemi detyrën të punojmë në këtë drejtim. Mendoni se e kam të lehtë që ndodhi kjo deri te tradhtia? Por njerëzit duhet të vlerësojnë, ky Adriatiku u dorëzua? Gjithë beharin takim më takim me njërëzit që na kanë mbështetur.

Ylli Rakipi: Një nga problemet që ka PD, është se shpesh i ka ndërthurur intersat me të njëjtët individë që mbajnë Ramën në pushtet dhe quhen oligarkë. Nuk i denoncojnë oligarkët dhe aferat. Ju a flisni dot për ta?

Adriatik Lapaj: Unë si aktivist kam ardhur deri këtu, duke thënë të vërtetën. Kur kemi folur për Bankers, të tjerët kanë heshtur. Në 2017, unë Adriatik Lapaj, me disa kolegë të tjerë, kemi udhëhequr Zharrëzën në këmbë, kemi fjetur një javë të ministria, derisa qeveria…

Ylli Rakipi: Këta oligarkët e tjerë do ti përmendni?

Adriatik Lapaj: Hape aty facebook-un tim dhe shikoni për ujin e Dukatit, që donte ta merrte ai resorti, Green Coast. Hape dhe shikoje. Por unë kam një standard, unë nuk kam hyrë për tu bërë njeri që merret me llafe, apo merret me gjoba, kam hyrë për të mbajtur standardin, sepse lista e atyre që i kanë hyrë në hak publikes është të paktën 1 mijë nga këta biznesmenët e mëdhenj. Po u more vetëm me emra dhe jo me kauzat.

Ylli Rakipi: Oligarku është njeriu që detyron edhe pushtetin të bëjë ligje.

Adriatik Lapaj: Po dole të merresh me gjueti emrash… Unë merrem me parimin. Unë besoj që shumica e biznesmenëve të mëdhenj, ata që quajmë më të mëdhenj, shpesh oligarkë, janë prestanome, përfaqësojnë politikanët e këtij vendi. Pronarët realë të kompanive më të mëdha, janë politikanët. Nëse nuk merresh me pronarin real, nuk je marrë me asgjë.

Ylli Rakipi: E përdorin edhe demokratët dendur, është Edi Rama thonë oligarku, për të mos thënë emrat.