Deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila u zgjodh ligjvënëse në Kuvendin e Shqipërisë me votë nga qytetarët e Tiranës, në një garë të hapur zgjedhore ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë, që të jetë ajo, kandidatja e PD për Bashkinë e Tiranës.
E ftuar në një emision televiziv Tabaku tha se beteja e saj është në parlament dhe nuk preferon që gjërat e nisura t’i lërë në mes.
‘E dua shumë Tiranën, jo si qytet ku jam lindur e rritur, apo si vajzë e këtij qyteti. Ajo që ngjiti në Tiranë ishte, kur më thonin ‘gocë tironë’. Kur mora betejën për deputete, e bëra për betejën në parlament dhe gjerat s’i lë në mes. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe ata që më votuan. Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit se si funksionon. Dhe kjo nuk bëhet me ndërrim kryetarësh. Po duhet ndryshuar mënyra se si funksionon, koka, struktura… nuk zgjidhet duke hequr X apoY nga e majta. Është kaq arrogante mënyra se si po e bëjnë, duke e mbajtur Bashkinë e Tiranës për 4 muaj. Ndoshta është limon i shtrydhur dhe s’kanë më kë të marrin e të gjenerojnë për ta vënë në Bashkinë e Tiranës. Këtë mënyrë të sjelluri duhet të ndryshojmë’.
Tabaku la të kuptohej se një kandidaturë përbashkuese e opozitës për të dalë në zgjedhjet e pjesshme vendore për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, të jetë mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, që sipas saj ia doli të marrë votë masive nga qytetarët e Tiranës.
‘PD ka figura të mira edhe elektorale. Mund të jenë ata që morën votat nga Primare. Copëzimi i opozitës, minimizoi PD. Unë sjam për garën e Bashkisë së Tiranës, kam fituar garë tjetër 100 %. S’është bashkia në ambiciet e mia, e njoh e bëj shumë mirë, fokusi im është në parlament. Ka shumë emra, ndava hapat e fundit në garë me Ilir Alimehmetin, që është figurë e mirë. E nevojshmë ëhstë që në garë të gjithë të ngrihen bashkë kundër këtij sistemi. S’është gjë e thjeshtë të mundësh gjithë këtë, kjo kërkon të ngrihemi të gjithë. Një kandidaturë me një ekip nga pas. Qytetarët na kërkojnë të ngrihemi në këmbë’.
Ligjvënësja demokrate u ndal edhe te nisma e kryeministrit Edi Rama, për pasjen e një ministreje AI, për të cilën tha se është një truk propagandistik e tij.
‘Besoj shumë tek institucionet e parlamenti, si institucion për t’i ndryshuar gjërat. Parlamenti s’prodhon dot për atë që shqiptarët kanë nevojë. Sistem ekonomie të kapur totalisht, parlamenti atë refkletkon, stadin që ka qeverisja. Njerëzit kanë nevojë për shpresë e mënyrë ndryshe, dhe kjo pritet nga opozita. Po bëhen shumë çmenduri në bashki. Shërbimet publike, uji, shendetësia e energjia mund t’i privatiozojmë. Mua më duket arrogancë e tejskajshme që dronët t’i prodhojë shteti, e të bëjë ministri AI, duhet t’i vijë turp Microsoft që s’e kanë menduar këtë shpikje më parë. Shërbimet publike kanë nevojë për menaxhim, eficencë, një sistem që sigurohet që drejtorët e UKT të mos marrin tender për hotele. Uji, energjia, e shëndetësinë i ofron shteti. Është një truk propagandistik pë rtë diskutuar pë rtë, diellin. Kemi rendur të gjithë pas atij konstatimi, programi i qeverisë, çfarë ofron qeveria? Ti s’bën gara, i sjell me ligje speciale, si ia del Diella këtyre, kjo për të anashkaluar prokurimet publike’, u shpreh Tabaku.