Një sesion sfidash dhe betejash, po aq sa paradoksal e ka cilësuar deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj këtë sesion të ri parlamentar. Në një kohë kur opozita i cilëson farsë zgjedhjet e 11 majit, zgjedh të shkojë në Kuvend për të shfrytëzuar çdo mundësi komunikimi me qytetarët, por edhe me ndërkombëtarët. Në një studio televizive, Gjekmarkaj ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka krijuar një realitet neo-otoman.
“Ky është sesion sfidash e betejash për opozitën. E di që duket paradoksale, jemi në parlament dhe nuk njohim 11 majin. Në vend të zgjedhjeve patëm një farsë në çdo aspekt. E tha raporti i OSBE që partia dhe shteti janë një. Zgjedhje të manipuluara e fasadë që ne do ti denoncojmë dhe nuk do të reshtim ta bëjmë sërish. Jemi në parlament edhe për këtë dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë të mbetur për të komunikuar me shqiptarët e ndërkombëtarët. Paraditen në parlament nuk e ndaja dot që jemi në realitet neo-otoman apo neo-komunist? Jemi në realitet paradoksal dhe e ndjeja në çdo minutë e orë që isha në parlament”, tha ai.
Gjekmarkaj shkon më tej me akuzat ndaj kreut të qeverisë duke shtuar se ai po tenton të opozitën dhe Kushtetutën.
“Flitet për Europën, kapituj e parime dhe sjellja është ose neo-otomane ose neo-komuniste për të zhdukur dhe mbyllur gojën opozitës, për të kthyer kushtetutën dhe pastaj rregullorja e kuvendit e dhunuar nga socialistët duke ndryshuar krejt strukturën për të zvogëluar opozitën”.
Sjelljen e opozitës në Kuvend e shikon si pasojë të sjelljes së mazhorancës.
“Nuk janë fajet tona që historia përsëritet. Duhet të ishte histori progresi, jo honesh ngjitjesh e rëniesh. Ne jemi në moment rënie, kemi ceduar te zgjedhjet ,liria ekonomike e media jemi në regres”.