Ballina Opinion Republika e Diellës

Republika e Diellës

23
0

Nga Lutfi Dervishi

Republika e Diellës

S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella,

Por që sot e tutje do na i zgjidhë Diella.

S’ka më dhimbje koke, marrje mendsh, të vjella,

Për shëndetësinë do të përgjigjet Diella.

Ujë do ketë kudo, madje dhe në kështjella,

Drejtor i ujësjellësit do të jetë vetë Diella.

Aromë pesticidesh nuk do të ketë më gjella,

Fermerët në ara do i bëjë zap Diella.

Edhe pa mbjellur do ketë veç të vjela,

Rroftë e qoftë përjetë ministresha Diella.

Zyrtarët do të sillen si nuse në tela,

Kontrollin e tyre do ta bëjë Diella.

Asnjë minator s’do të vdesë në zgafella,

Kromin tash e tutje do ta nxjerrë Diella.

S’ka më përleshje, akuza të ndërsjella,

Moderatore debatit do të jetë vetë Diella.

S’do sillemi si njerëz t’sapo dalë nga shpella,

Edukatën  civile do të na e mësojë Diella.

Reforma në drejtësi – tani ciao Bela,

Vendimet tak-fak do t’i japë Diella.

I mbyllim dhe kapitujt sa të vijë Kërshëndella

Punën me Brukselin do na e bëjë Diella.

Shpejt në UNESCO – do jetë fustanella,

Trashëgiminë tonë do na e ruajë Diella.

7 ditët e javës tani do të jenë të diela,

Boll punuam ne, le të punojë Diella.