Ballina Lifestyle 500.000 euro dasmë! Genar Topalli i përgjigjet Eva Muratit: Gjithçka e pagoi...

500.000 euro dasmë! Genar Topalli i përgjigjet Eva Muratit: Gjithçka e pagoi vjehrri, është biznesmen në Amerikë!

17
0

Genar Topalli, djali i politikanes së njohur demokrate Jozefina Topalli, ka reaguar për herë të parë për aludimet se ceremonia e tij e kurorëzimit të martesës në Romë me prezantuesen Cindy Marina, ka kushtuar 500.000 euro dhe është paguar me paratë që mamaja e tij si politikane i ka vjedhur pupullit.

Reagimi i plotë i Genar Topallit:

Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt,

Genar Topalli