Ka mbaruar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Në ktë mbledhje është vendosur që në seancën e nesërme do të zhvillohet debat parlamentar për programin qeverisës.
Mësohet se nesër në seancë plenare do të flasin të gjithë deputetët me nga 10 minuta secili.
Ky zhvillim erdhi, pasi opozita kërkoi zhvillimin e një debati pa kufizim kohor në Kuvend.
Gazment Bardhi theksoi se prezantimi i qeverisë është një moment i rëndësishëm për vendin. Ai kërkoi që çdo deputet të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin e tij pa pengesa procedurale.
Bardhi: “Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”.