Ballina Lifestyle Demi Lovato uron Selena Gomez dhe Benny Blanco për fejesën: Nuk mund...

Demi Lovato uron Selena Gomez dhe Benny Blanco për fejesën: Nuk mund të isha më e lumtur për ta

12
0

Këngëtarja Demi Lovato ka shprehur gëzimin dhe mbështetjen e saj për Selena Gomez dhe Benny Blanco pas lajmit të fejesës së tyre.

Gjatë emisionit “Watch What Happens Live” më 16 shtator, Demi, 33 vjeçe, foli shkurtimisht për Gomez, gjithashtu 33 vjeçe, dhe producentin Benny Blanco, 37 vjeç, me të cilin Selena është e fejuar që nga dhjetori i vitit 2024.

Lovato u pyet për komentet e Selena-s gjatë një podcast-i në korrik, ku ajo përmendi suksesin e yjeve të tjerë të Disney Channel, si Jonas Brothers, Miley Cyrus dhe Demi Lovato vetë. “Ishte shumë e ëmbël,” tha Demi për fjalët e Selena-s.

Ajo shtoi se “nuk mund të jetë më e lumtur për Selena-n dhe Benny-n” dhe uroi më të mirat për çiftin dhe martesën e tyre që po vjen.

Demi tregoi gjithashtu se ka dëgjuar albumin e tyre të fundit, “I Said I Love You First”, dhe e ka pëlqyer shumë, duke veçuar këngën “Bluest Flame” si një nga të preferuarat.

Një miqësi e nisur që fëmijëri

Demi dhe Selena njihen që nga fëmijëria, kur ishin vetëm 7 vjeç dhe luanin në serialin për fëmijë “Barney & Friends”. Më vonë, të dyja u bënë yje të Disney Channel, Demi në “Sonny With a Chance” dhe Selena në “Wizards of Waverly Place”. Ato kanë punuar edhe bashkë në filmin “Princess Protection Program” në 2009.

Megjithatë, miqësia e tyre ka pasur ulje-ngritje dhe periudha të ftohta, sidomos pas vitit 2014, edhe pse kanë vazhduar të respektojnë dhe të mbështesin njëra-tjetrën në punën profesionale.